Stomatologu shqiptar Dr. Rauf Ibishi në Nyrnberg të Gjermanisë, është një njeri me virtyte të larta kombëtare dhe humaniste.
Ai ka kontribuar shumë në bashkimin e diasporës shqiptare në Nyrnberg dhe ka luajtur rol shumë vendimtar në unifikimin e shqiptarëve nga Kosova, Ilirida dhe Shqipëria.
Dr. Ibishi e kishte nisur karrierën e tij që rreth 20 vjet me 3 punëtor, ndërsa sot ka 16 punëtorë dhe mijëra pacientë.

Kjo shifër tregon më së miri se deri ku ka arritur karriera e tij prej stomatologu në një qytet ku konkurrenca është e fuqishme për të përfituar sa më shumë pacientë në një konkurrencë të lirë.
Dr. Raufi vjen nga Tetova. Ai shquhet për humanizëm të madh, ku duhet veçuar ndihmën e tij të shumtë për Kosovën, por edhe për viset e tjera shqiptare.
Dr. Raufi ka një ordinancë me 16 punëtorë dhe është një prej mjekëve më të përgatitur stomatolog në Nyrnberg të Gjermanisë.

Vlera e tij i shtohet kur e sheh aktivitetin e tij të pandalshëm në realizimin e aspiratave të shqiptaërve, qoftë në bashkimin e biznesmenëve, qoftë në bashkimin e shqiptarëve, në kulturë, në manifestime e humanizëm.
Thjesht dr. Raufi meriton që të jetë edhe shtetas i Kosovës dhe mendojmë që puna dhe suksesi i tij tregon që shqiptarët më në fund po arrijë që të krijojnë një imazh të ri në diasporë.
GazetaKosova.net i uron jetë të gjatë dhe shumë suksese humanistit shqiptar dhe veprimtarit shqiptarë dr. Rauf Ibishit!









