spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Njihuni me rapsodin kosovar, i arrestuari në Merdare me 7 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në pikën kufitare të Merdarës, si rezultat i një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, i cili ishte paraprirë nga hetime disa javore.

Gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Burimet kanë pohuar se i dyshuari është Pren Berisha nga Klina, i njohur për publikun si rapsod kosovar.

Pas arrestimit në Merdare, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren.

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar prova të shumta materiale. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit