Njihej si Diogo Zhota, por mbiemri i tij nuk ishte i tillë; kjo është arsyeja pse ish-futbollisti i Liverpulit vendosi ta ndryshojë

Sulmuesi i Liverpulit, Diogo Zhota humbi jetën në një aksident me makinë, së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist profesionist.

Vëllezërit vdiqën kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët pak pas mesnatës. Ata ndodheshin në provincën spanjolle të Zamorës, ku Diogo Zhota ishte me pushime pas dasmës së tij 12 ditë më parë.

Sipas dëshmitarëve, makina u përfshi nga flakët.

Dëshmitarët okularë njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por zjarrfikësit, anëtarët e njësisë së trafikut të Gardës Civile, ambulanca dhe stafi mjekësor nga qendra shëndetësore Mombuey konfirmuan vdekjen e dy futbollistëve pas mbërritjes.

Ndërsa bota e futbollit i jep lamtumirën Zhotës, pak persona e dinë se në fakt ky nuk ishte mbiemri i tij. Emri i tij i plotë është Diogo Hoze Teksiera da Silva. Që fëmijë, Diogo donte të dallohej nga të gjithë Diogot dhe Silvat e tjerë që luanin futboll me të në akademi.

Për shkak të kësaj, ai filloi ta quante veten Diogo J., me “Jota” që i referohej shqiptimit portugez të shkronjës “J”. Kështu, Diogo e mbajti fjalën dhe e shkruajti Diogo J. në fanelë për pjesën më të madhe të karrierës së tij, dhe bota e mbajti mend gabim mbiemrin që i kishte vënë vetes.

Zhota u martua me partneren e tij, Rute Kardoso, dy javë më parë. Ata ishin bashkë që nga viti 2012 dhe Zhota i propozoi asaj për martesë në korrik të vitit 2022.

Duke ndarë foto nga dasma në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Liverpulit shkroi: “22 qershor 2025. Po, përgjithmonë”. Çifti pati tre fëmijë. Vëllai i Diogos, Andre, luante për klubin portugez të divizionit të dytë, Penafiel.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit