Njësia Speciale afër urës së re mbi Ibër, Policia: Është procedurë normale

Teksa po shkon drejt përfundimit ndërtimi i urës së re mbi lumin Ibër, punimet për asfaltim po zhvillohen me intensitet, ndërkohë që afër vendpunishtes është parë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Ura e re pritet të lëshohet për qarkullim të automjeteve në fillim të shtatorit 2025, ndërsa premtimet janë që projekti të finalizohet më 01.09.2025.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Veton Elshani, ka thënë për Gazetën se prania e njësisë speciale është pjesë e procedurave të rregullta policore.

“Për sigurim të vendpunishtes. Procedura normale policore për ngjarje të tilla.”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit