Njeriu i Qeverisë Kurti, i arrestuar për keqpërdorim detyre, pritet në presidencë pas postit të rëndësishëm që mori

Hekuran Nikçi, kryesues i ri në bordin e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, është pritur në presidencë nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Nikçi ishte arrestuar për korrupsion dhe keqpërdorim detyre, për çka kishte mbajtur edhe 30 ditë paraburgim, e më pas iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Nga takimi me kryesuesin e ri të Bordit të AKP, Hekuran Nikçi“, e ka mbishkruar fotografinë Haxhiu, të shpërndarë vetëm në ‘Story’.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje para shpërbërjes së legjislaturës së dhjetë e votuam në Kuvend bordin e ri të AKP’së.

Kryesues i bordit të AKP-së u emërua Hekuran Nikçi, ndërsa për anëtarë u votuan Blerina Batusha-Xërxa, Mirsia Kaja, Berat Isa, Arbër Gorani, Atdhe Hykolli dhe Feim Kelmendi.

Nikçi para një viti bashkë me Naim Shalakun ishin arrestuar gjatë kohës sa shërbenin në Inspektoratin e Punës.

Siç thuhej në dosjen e Prokurorisë, thuhet se Nikçi autoritetin e tij, duke i ndryshuar F.K. pozitën e punës, madje duke mos i dhënë mundësinë as të paraqiste ankesë për vendimin e marrë kundërligjshëm. Për këtë veprim, sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, kur zëvendëskryeinspektori kishte vendosur që F.K. të kthehej në vendin e tij të punës, vend që e kishte ushtruar para vendimit të Nikçit, ky i fundit e kishte anuluar vendimin e zëvendësit të tij, Agim Millakut. Si pasojë, prokuroria thotë se ai ka kryer veprën penale “cënim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar thuhet se është bërë nga ai, i cili kishte kërkuar inicimin e procedurës disiplinore për F.K.

Nikçi, po ashtu, akuzohet për përdorim të paautorizuar të pasurisë së paluajtshme që i ishte besuar për shkak të pozitës që ushtronte, për përdorim të vulave, dokumentacioneve dhe mjeteve të tjera të punës.

Kujtojmë se Hekuran Nikçi, para arrestimit, kishte refuzuar të lirojë zyrën e tij, edhe pse vendimin e kundërligjshëm të Kurtit për emërimin e Nikçit, e kishin vërtetuar Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit