“Njëri është i lënduar, u përdor arma”, ja çfarë deklaruan nga Policia për konfliktin ku dyshohet se u përfshi Buta

Në media po raportohet se është arrestuar reperi Buta.

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me një konflikt që ka ndodhur sot në Ferizaj.

Në të thuhet se janë përfshirë dy persona. Njëri është në arrati dhe tjetri (sipas raportimeve është Buta) është arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një armë dhe tre gëzhoja.

Ky është njoftimi i plotë:

“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit