spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Njerëzit dalin të tmerruar nga banesat, publikohen pamjet e tërmetit 8.8 ballë në Rusi (Video)

Publikohen pamjet nga momenti kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamchatka në Rusi. Si pasojë, ka shkaktuar panik tek banorët dhe evakuime masive.

Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth. Epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 136 kilometra në lindje të Petropavlovskut në Gadishullin Kamchatka, në një thellësi prej 19 kilometrash.

Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë paralajmëruar për cunami dhe kanë urdhëruar evakuime. Sipas ministrit rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunami me lartësi nga 3 deri në 4 metra.

Frika nga një cunami ka shkaktuar evakuime në të gjithë Rusinë, Japoninë dhe Hawaiin dhe disa pjesë të Bregut Perëndimor të SHBA-së.

“Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Valë cunami deri në 3-4 metra janë raportuar në Kamchatka, ndërsa valë 30 cm kanë goditur një qytet në Hokkaido, në veri të Japonisë.

Guvernatori i Havait, Josh Green, u ka kërkuar njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami.

Disa persona janë plagosur në Kamchatka për shkak të tërmetit dhe priten lëkundje të forta pasuese, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Alarme për cunami me nivele të ndryshme janë lëshuar gjithashtu në pjesë të Kinës, Filipineve, Indonezisë, Guamit, Perusë dhe Ishujve Galapagos pranë Ekuadorit.

https://twitter.com/i/status/1950389215491215406

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit