Njëra prej tyre surprizë, Olti Curri zbulon emrat e dy opinionisteve të BB VIP Kosova

Bloggeri Olti Curri ka treguar emrat e dy opinionisteve që do të jenë pjesë e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ndryshe nga formatet e mëparshme, këtë herë prodhimi ka zgjedhur të sjellë dy opinioniste femra, duke ndryshuar skemën tradicionale mashkull–femër.

Sipas Olti Currit, opinionistet e reja do të jenë:

Olta Gixhari, e cila njihet për eksperiencën e saj në reality shoë-t shqiptare dhe ka qenë opinioniste edhe në BB VIP Kosova 3.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtër, pritet të sjellë energji dhe debate të forta në studio.

Por surpriza është Leonora Jakupi, këngëtarja ikonë me karrierë të gjatë në muzikë, e cila këtë sezon vjen në një rol të ri si komentatore e zhvillimeve brenda shtëpisë së famshme. Prania e saj shihet si një risi që do t’i japë lojës një perspektivë më të butë, por të mprehtë artistike.

Edhe këtë vit, BB VIP Kosova do të moderohet nga dyshja: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të dy të rikthyer në drejtimin e emisioneve prime time, ata pritet të mbajnë ritmin e spektaklit që tashmë është shndërruar në një ndër produksionet më të komentuara në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit