Një veturë e mijëra euro kredi – Matoshi deklaron pasurinë, tregon sa u pagua edhe për festivalin e RTSH-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka dorëzuar deklarimin e saj të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025.

Sipas dokumentit të publikuar, Matoshi ka deklaruar një veturë të tipit Fiat në vlerë prej 13 mijë euro, e cila është dhuratë nga ish-bashkëshorti i saj dhe që figuron në pronësi të prindërve.

Po ashtu, ajo ka në pronësi të prindërve edhe një shtëpi prej 66 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 1990 me kursimet e babait të saj. Vlera e tregut e kësaj shtëpie është vlerësuar në 400 mijë euro.

Matoshi ka deklaruar edhe një kredi në NLB Bankë në shumë totale prej 15,800.03 euro, të marrë në nëntor të vitit 2024 për renovimin e shtëpisë, me afat shlyerjeje prej 24 muajsh.

Deri në momentin e deklarimit, ajo ka paguar një pjesë të kredisë dhe ka një borxh të mbetur prej 13,210.56 euro.

Aktorja dhe deputetja ka 8,809.81 euro të gatshme në llogari bankare, të tubuara nga paga dhe kredi. Të ardhurat e saj vjetore personale përfshijnë:

– 21,336.12 euro nga paga si deputete në Kuvendin e Kosovës;

– 6,963 euro nga puna si prezantuese dhe aktore në Festivalin “Fest 62” në RTSH në Tiranë, gjatë periudhës 30 janar – 2 shkurt 2024;

– 240 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera nga Ministria e Financave.

Matoshi nuk ka deklaruar ndonjë pronë të regjistruar në emër të saj, aksione në ndonjë kompani, kriptovaluta, donacione politike apo letra me vlerë.

Adriana Matoshi, përveç funksionit të saj në Kuvend që nga marsi i vitit 2021, vazhdon të jetë aktive edhe në botën e artit dhe kulturës, duke balancuar rolin e saj si përfaqësuese politike me aktivitetet artistike që e kanë bërë një nga figurat më të dashura për publikun në Kosovë dhe më gjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit