Një vetaksident ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku një veturë e tipit Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga pamjet e siguruara nga mediumi lokal, Istogu Sot shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Nuk dihet ende nëse nga ky vetaksident ka persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.








