Një tjetër rast tragjik: Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj, dyshohet se u vetëvar

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në Skenderaj. Rreth orës 10:00 policia është njoftuar përmes telefonit se në afërsi të fushës së sportit në fshatin Prekaz i Poshtëm, në një zonë pyjore, është parë një person i varur në litar.

Menjëherë pas njoftimit, patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 10:20 dhe ka konfirmuar rastin.

Viktima, një burrë rreth 65 vjeç, u gjet i varur, ndërsa mjeku kujdestar i autoambulancës që mbërriti rreth orës 10:30 konstatoi se ai ishte pa shenja jete.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë e hetuesisë janë njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme. Viktima ende nuk është identifikuar.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit