Një tjetër aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Në pamjet e publikuara në mediat lokale, shihet se vetura e aksidentuar ka përfunduar e kthyer përmbys.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe do t’iu mbajë të informuar për detajet e këtij rasti.








