Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Strellc i Ulët në Pejë, ku një aksident në vendin e punës ka përfunduar me pasoja fatale.
Incident ka ndodh në një puntori (sharrë), ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë goditur nga disa dërrasa që kanë rënë mbi ta.
Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Ky i fundit bëri të ditur se po ashtu një tjetër punëtor ka pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 14:05, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave”.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës”.
“Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, deklaroi ai.









