Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga lartësia në kantierin ku po punonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios, ku shtetasi Rr. M., 66 vjeç, ndërroi jetë në vendin e punës.
Policia e Tiranës njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.










