Një punëtor 50-vjeçar humb jetën në një fabrikë në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan”, me inicialet M.D., ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Rasti e ka konfirmuar për Gazeta Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i ndjeri ishte lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

“I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete”, tha Bytyqi.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit