spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Një prokuror Pec”, Behramaj thotë se prokurori i dërguar për hetim në Mitrovicë, i afërt me Faton Pecin

Adil Behramaj, zyrtar në PDK, thotë se prokurori i dërguar për hetim në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, lidhur me dyshimet për vjedhje të votave është i afërt me Faton Pecin.

“Një prokuror Pec, djalin e servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses, e paskan dërguar për t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë”, shkruan Behramaj, pasi u raportua se Lëvizja Vetëvendosje ka vjedhur vota në Mitrovicë të Jugut gjatë procesit të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Zyrtari i PDK-së, kërkon nga prokuroria që ta ndërrojë prokurorin e rastit dhe se duhet të shtohet vëmendja e organizatave në procesin e verifikimit të votave për kryetar komune.

“Ai i paska nxjerrë jashtë komisionerët. Për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria urgjentisht duhet ta ndërrojë. Në Mitrovicë duhet të shtohet vëmendja e organizatave, mediave dhe institucioneve, nëse dëshironi ta kuptoni se çfarë ka ndodhur me të vërtetë aty”, përfundon Behramaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit