Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një person në Ferizaj

Një person dyshohet se është plagosur mbrëmjen e sotme në Ferizaj, në afërsi të një barnatoreje.

Gazeta ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku një person shihet se ka mbetur i shtrirë në tokë.

Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, tha se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues“, konfirmoi Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit