Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Marinë të Skenderajt.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar gjendjen e personit.
Rrethanat e rastit ende nuk janë bërë të ditura.