Një person gjendet i vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete në banjon e pikës së derivateve, HIB Petrol.

Gazeta merr vesh se në ambientet e pompës ai ishte së bashku me disa familjarë.

Të njëjtit janë shqetësuar që tashmë i ndjeri është vonuar në banjo dhe kur kanë shkuar ta kërkojnë e kanë gjetur të vdekur.

Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Gazeta i ka shkruar Policisë për rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit