spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë, policia jep detaje

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në mëngjesin e së hënës në Gjakovë.


Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se po merren veprimet e nevojshme për arrestimin e të dyshuarit.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes“, ka bërë të ditur Elezaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit