Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Beqiq të Vushtrrisë, ku një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Burimet bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 01:30 nga bashkëshorti i viktimës, i cili ka njoftuar autoritetet se e shoqja e tij ishte gjetur e varur me litar në një trarë brenda stallës së ushqimit të bagëtive.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima, 53-vjeçare nuk shfaqte shenja jete.










