Një furrë e bukës është përfshirë nga zjarri në Rahovec, sonte rreth orës 22:00.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë.
Elezaj tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin.
“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”.









