Policia ka njoftuar se një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Rasti është raportuar më 7 nëntor, rreth orës 10:00.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.








