Një femër i ra shuplakë referit dhe veprimi i Xhevdet Peci i çmendi serbët e malazezët! Ja emrat

Ngjarja që nuk harrohet kurrë, ishte 15 qershori i vitit 1986!

Kryeqytetit i Malit të Zi, atëkohë quhej Titograd sot Podgorica, ishte arenë e rrahjes së përgjithshme në ring dhe jashtë saj.

Prishtina dëmtohet rëndë nga referët serbë që ishin  nga Kraleva, Kragujevci e Beogradi. 

Image

Tabela

Kulmi ishte në kategorinë e rëndë, referi Zhivkviq pa fije turpi bëri hile të madhe ndaj yllit tonë, Xhevdet Pecit.

Mbi 2 mijë shikues në palestër, atmosferë e rëndë, Prishtina nuk kishte asnjë mundësi për fitore nga hilet e referëve.

Buduçnosti fitoi me hile me rezultat 11:9 ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së parafundit (e 17-ta) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Prishtina i printe tabelës me 24 pikë sa kishte edhe Gosha 24 e Smederevës dhe Radniçki i Beogradit ishte në vend të tretë me 22 sosh. 

Çfarë kishte shkruar gazeta “Rilindja” në shtojcën sportive në ditën e hënë (16 qershor) të vitit 1986 me gazetar Muharrem Bulliqin. 

“Ishte ky një përfundim i turpshëm i një dueli sportiv. Fajtorët kryesorë për këtë janë referët, të cilët gjatë tërë meçit referojnë në mënyrë të turpshme saqë mysafirët nuk patën as gjasa teorike të fitojnë. 

Fituesin e këtij takimi duhet ta përcaktonte dueli ndërmjet kolosëve të ringut, Raziqit dhe Xhevdet Pecit. 

Trajneri i Prishtinës, Lah Nimani, qysh më parë ua tërhoqi vërejtjen boksierëve të vet që në ring të sillen në mënyrë sa më sportive dhe të mos bien nën provokimin e referëve.

Këtë gjë, ia tha edhe Pecit. Dhe posa filloi dueli ndërmjet Pecit de Raziqit, referi Zhivkoviq i Kralevës e filloi “lojën” e tij. Menjëherë ia tërhoqi vërejtjen Pecit kinse për lojë të papastër. Nuk vonoi shumë dhe shqiptoi një vërejtje publike.

Mirëpo, Peci këtë vetëm e përshëndeti në mënyrë sportive. Në rundin e dytë, kur Peci udhëhiqte lojën më mirë se kurrë dhe menduam se Raziqi do të dorëzohej, referi Zhivkoviq përsëri gjeti arsyen të ndëshkojë Pecin me vërejtje publike.

Peci u përkul deri në dysheme të ringut pas kësaj vërejtjeje, mirëpo, për çudi, të të gjithë të pranishmeve, referi Zhivkoviqi, si edhe kolegu i tij Miletiq para dy javësh në Prishtinë, menjëherë ia tregoi këndin boksierit mysafir, me motivacion se Peci e shau,

Mirëpo, këtë askush nuk e pa dhe e nuk e vërejti.

Dhe, ky ishte fundi i një turpi të madh. Pas diskualifikimit, boksieri prishtinas Xhevdet Peci nuk mundi t’u bëjë ballë padrejtësive të shumta që ia bënë edhe e boksierëve të tjerë dhe e sulmoi referin Zhivkoviq.

Pas kësaj, publiku i pranishëm lëshoi shkallët dhe u vërsul në drejtim të ringut. Me këtë rast u krijua tollovi e madhe dhe rrahje e përgjithshme. rrahja u zhvillua si në ring,

Peci e sulmoi referin, ashtu edhe rreth tij.

Milicët duke dashur të mbrojnë personat zyrtarë, u kacafytën me spektatorë dhe zhvillua një rrahje e madhe”, kështu shkroi gazetari Bulliqi.

“Në të vërtetë Abedin Lika ishte bindshëm më i mirë se Palaj, por në fund referët këtë meç e shpallën baras. Ky ishte sinjal për prishtinas që nuk kanë çka të kërkojnë në këtë meç.

Në kategorinë pendël, ndërmjet kujtim Shalës së Buduçnostit dhe Hilmi Hysenit të Prishtinës, edhe pse boksieri mysafir ishte bindshëm më i mirë e në të tri rundet me goditje të pastra e dërrmoi boksierin vendas, në fund referët përsëri e dëmtuan rëndë Prishtinën dhe e shpallën fitues Kujtim Shal;ën. Në kategorinë e lehtë, në duel ndërmjet Maroviqi e Afrim Majancit, u zhvillua luftë e barabartë.

Boksieri mysafir Majanci edhe pse është shumë më cilësor së Maroviqi, nuk boksoi si duhet dhe, në fund, përkundër lojës së dobët, referët e shpallën Majancin fitues. Pas ngritjes së dorës në shenjë fitores së Majancit, publiku i pranishëm reagoi në mënyrë të vrazhdë dhe nga shkallët e pallatit të bukur “Moraça” tentuan të vërsulen në ring, duke hedhur gjësende të ndryshme në ring. Goditeshin referët dhe mysafirët.

Një femër, e cila ishte e ulur poshtë, afër ringut, iu afrua referit Zhivkoviq dhe i ra shuplakë.

Mirëpo, ndonëse, në këto rrethana meçi nuk do të duhej të vazhdohej, referët më këmbëngulje e vazhduan.

Referët u frikuan nga atmosfera e krijuar dhe prej këtij momenti u lejuan vendasve të bëjnë ç’të duan.
Kështu, në kategorinë gjysmë velter Skënder Hajdini, ndonëse në tri runde e deklasoi kundërshtarin, në fund refer ia ngriti dorën Asanoviqit.

Në kategorinë velter debutuesi Zahir Shabani në të gjitha elementet e deklasoi Perunoviqin.

Mirëpo, përsëri referët e vazhduan lojën e vet dhe fitues e shpallën Perunoviqin. Në duelin e kategorisë gjysmë të mesme ndërmjet Mugoshës dhe Agim Latifit,, gjatë të tri rundeve shikuesit panë gjithçka pos boksit shtyrje dhe rrahje me bërryla.

Të gjithë ishin kureshtarë se çka do të bëjnë referët, kë do të shpallin fitues, pasi, aktorët nuk arritën t’i këmbejnë asnjë të rënë.

Mirëpo, referët në fund e gjetën zgjidhjen tjetër, Ia dhanë fitoren Mugoshës, i cili u dallua në rrahje me bërryla, shtyrje dhe sjellje josportive.

Në kategorinë e mesme, Makolli ishte superfuqi ndaj Vuksanoviqit. Referët boksierin vendas e lejuan të veprojë si t’ia dojë qejfi. Ky, me bërryla e kokë, vetëm shqelmat nuk i përdori, në çdo mënyre e pengoi Makollin.

Por, në vend që qortohet me vërejtje publike dhe të diskualifikohet boksieri vendas, pasoi vërejtja publike për Makollin! Mirëpo, në fund, për çudi, referët e përsëri fitues e shpallën e Makollin.

Dhe, tani rezultati u barazua 9:9, pasi që Nysret Rexhepi fitoi pa luftë”, kishte shkruar Bulliqi më 16 tetor të vitit 1986.

Pas kësaj, qarqet ish jugosllave, federata e boksit, mori vendimin e rëndë, regjistroi fitoren e Buduçnostit me rezultat zyrtar 20:0 dhe Prishtinën e përjashtoi nga liga, vetëm pse e kishin halë në sy dhe ishin dominues e pesë herë kampion të atij shtetit artificial.

Rezultatet , Buduçnosti – Prishtina 11:9
Mizë: Palaj – Lika 1:1
Bantam: Mahmutoviq – Mërgim Shala 0:2 (dorëzim rundi i parë)
Pendël: Kujtim Shala – Hilmi Hyseni 2:0
E lehtë: Maroviq – Afrim Majanci 0:2
Gjysmë velter: Asanoviq – Skënder Hajdini 2:0
Velter: Perunoviq – Zahir Shabani 2:0
Gjysmë e mesme: Mugosha – Agim Latifi 2:0
E mesme: Vuksanpviq – Fatmir Makolli 0:2
Gjysmë e rëndë: Nysret Reshepi i Prishtinës fitoi pa luftë
Raziqi – Xhevdet Peci 2:0 (diskualifiikim në rundin e dytë)
Referuan: Radovanoviq i Beogradit, Miletiq i Kragujevcit, Zhivkoviq i Kralevës e Glloboviq i Sllavonski Brod..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit