spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Një ditë pas varrimit të Shpatit, familja e ti ka një mesazh prekës për të gjithë at që e deshën atë dhe muzikën e tij

Ditën e djeshme me lot e vaj, trupi i njërit prej zërave më të mirë të muzikës shqipe u varros.

Shpat Kasapi që vdiq javën që lamë pas, preku thellë zemrat e çdonjërit që e njihte atë dhe çdo artdashësi.

E sot, një ditë pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit vjen me këtë njoftim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit.

E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.

Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij. Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit