Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që këtë të mërkurë të mbledhë Grupin Parlamentar të partisë.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen hapat që do të ndërmerren para seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
E mbrëmë ai me kreun e VV-së, Albin Kurtin pati një takim mbi 3 orësh, por nuk pati ndonjë marrëveshje.








