spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Një çift i ri në “Big Brother VIP Kosova”? (Video)

Një episod i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë kanë qenë Toney dhe Benita.

Pas dinamikave të shumta dhe debateve lidhur me pëlqimet e tij të mëparshme, vëmendja e Toney-t duket se është zhvendosur papritur drejt Benitës.

Në pamjet virale, Toney shihet teksa i afrohet Benitës dhe e puth atë në faqe në mënyrë të befasishme.

Reagimi i banores ishte i menjëhershëm: ajo e shtyu duke qeshur dhe u largua me vrap, ndërsa banorët e tjerë të pranishëm shpërthyen në brohoritje dhe të qeshura duke e duartrokitur veprimin e guximshëm të djalit.


Ky afrimitet i papritur ka ngjallur kuriozitet nëse bëhet fjalë thjesht për një shaka mes banorëve apo nëse po lind një romancë e re në horizont.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit