Një burrë është dërguar të premten për kontroll mjekësor në spital dhe më pas është liruar, por dje rreth orës 14:00 i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në emergjencë.
Viktima vdiq rrugës për emergjencë, pasi gjatë asaj kohe i’u përkeqësua gjendja shëndetësore.
Rastin po vazhdon të hetohet nga organet kompetente se si erdhi deri te kjo vdekje dhe se Policia e Kosovës e ka iniciuar si ‘hetim i vdekjes’.










