Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Ferizajt, ku një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete në rrugën “Hamez Jashari”.
Rreth orës 10:50, policia ka pranuar një informacion për një person pa ndjenja në rrugë dhe ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se, sipas mjekut të emergjencës, vdekja dyshohet të jetë natyrale.
“Bazuar në informacionet fillestare, viktima është identifikuar si I. H., 74 vjeç”, ka deklaruar Veseli.









