Një 56-vjeçar gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt, Policia nis hetimet

Një person i moshës 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e së martës në një fshat të Skenderajt, afër vendbanimit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Sipas njoftimit zyrtar, policia në Skenderaj ka pranuar informatën rreth orës 12:40 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Me të arritur në vendngjarje, mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima (mashkull, 56 vjeç) ishte pa shenja jete.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe hetuesit policorë, të cilët, me autorizim të prokurorit të shtetit, kanë filluar mbledhjen e provave dhe ekzaminimin e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mbështetur në rrethanat dhe gjetjet e para në vendin e ngjarjes, Policia e ka iniciuar rastin si „Hetim mbi vdekjen”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit