Një 16-vjeçar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në Kijevë të Malishevës

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

Një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër. I lënduari mësohet se është 16-vjeçari, E.Morina, nxënës i shkollës së mesme.

Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit