“Nivel i ri politikëbërjeje” – Arben Gashi flet para votimit për shkarkimin e Abdixhikut

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi, është deklaruar para gazetarëve përpara fillimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku pikë kryesore e rendit të ditës është votimi për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gashi u shpreh optimist për rrjedhën e këtij procesi, duke e cilësuar si një standard të ri në skenën politike vendore.

“Mendoj që do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm. Éshtë një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë, veçanërisht në politikën e brendshme partiake, dhe besoj që gjithçka ka me shkuar mirë,” deklaroi Gashi.


I pyetur nga gazetarët rreth kandidaturave të mundshme për marrjen e timonit të partisë në rast të shkarkimit, ai bëri të ditur se ky diskutim nuk është pjesë e ditës së sotme.

“Nuk flasim sot për kandidatë, sot është hapi i parë, pastaj shohim,” theksoi ai.

Ndër të tjera, i pyetur rreth procesit të votimit dhe qëndrimeve të delegatëve, Gashi shkurtimisht u shpreh: “Kush ka votuar vullnetarisht, nuk ka nevojë me votuar ndryshe.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit