spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Nis hakmarrja e Iranit/ Teherani sulmon bazat amerikane në Katar, dëgjohen shpërthime në Doha!

Irani ka nsiur hakmarrjen ndaj SHBA-së për sulmin ndaj bazave të saj bërthamore dy ditë më parë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit. Nga raportimet e para mësohet se Irani ka lëshuar 6 raketa në drejtim të bazës amerikane Ajrore Al Udeid.

Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe rreth 8,000 qytetarë amerikanë jetojnë atje. Kjo është edhe arsyeja përse Teherani zgjodhi të sulmonte këtë bazë të parën.

Nis hakmarrja e Iranit/ Teherani sulmon bazat amerikane në Katar,

Një diplomati perëndimor paralojmëroi që nga mesdita e sotme se ka pasur një kërcënim të besueshëm kundër bazës ajrore al Udeid në Katar që vinte nga Irani. Si kundërmasë, Katari mbylli hapësirën e saj ajrore vetëm pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen.

Ndërkohë që më herët, një zëdhënës televiziv iranian ka paralajmëruar se deri në 50,000 ushtarë amerikanë do të kthehen në Washington në “arkivole” pasi Donald Trump hodhi në publik mundësinë e ndryshimit të regjimit në Teheran. Irani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se duhet të presin “pasoja të rënda pas goditjes së centraleve të saj bërthamore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit