Nipi i Luan Krasniqi e shkatërron boksierin kroat, kampion i ri i Evropës 

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin deri atëherë të pamposhtur, Vinko Zadro, dhe duke fituar titullin e kampionit të Evropës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.

Meçi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Rundi i parë dhe i dytë ishin të baraspeshuar, me shkëmbime të kujdesshme goditjesh.

Image

Në rundin e tretë, Krasniqi tregoi cilësitë e tij, duke marrë iniciativën dhe duke e vënë në vështirësi kundërshtarin.

Rundi i katërt u karakterizua nga taktizime, ndërsa në të pestin Krasniqi goditi fuqishëm kroatin.

Edhe në rundin e gjashtë ai u shfaq më i mirë, duke kontrolluar ritmin e meçit.

Rundet e shtatë, të tetë dhe të nëntë ishin më të kujdesshme, me pak goditje të forta dhe me përqendrim në strategji.

Gjithçka ndryshoi në rundin e dhjetë. Ardian Krasniqi shpërtheu me një seri goditjesh të fuqishme, duke e rrëzuar dy herë Vinko Zadron.

Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit