spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Ngritja rrufe: Janina Ymeri në top dhjetëshen e më të votuarve të LDK-së

Ndërsa rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit ishte një nga më të dobëtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, në renditjen e kandidatëve për deputetë po spikat një dinamikë e re.

Përbërja e ardhshme e Kuvendit pritet të ketë një opozitë me ton tjetër, të përfaqësuar nga figura që gjatë mandatit të kaluar janë bërë të njohura për ballafaqim publik, dhe për insistim në çështje që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Në këtë konktest, një nga emrat që bien në sy është ai i Janina Ymerit, e cila për herë të parë iu fut garës për deputete në listën e Lidhjes Demokratike.

Vetëm dy muaj më parë, Ymeri ishte kandidate për asambliste në Komunën e Ferizajt, ku mori vetëm 128 vota. Ymeri nuk u tërhoq dhe u angazhua në shpërfaqjen e skandaleve dhe keqmanxhimit të qeverisë Kurti II për një temë që ka peshuar drejtpërdrejt mbi buxhetet familjare përgjatë katër viteve të fundit: shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Me 45 për qind të votave të numëruara, Ymeri aktualisht gjendet në top 10 kandidatët më të votuar të LDK-së, me 8 mijë e 74 vota, duke u renditur pas figurave të njohura të partisë si Lutfi Haziri, Armend Zemaj dhe Anton Quni. Njëkohësisht, ajo ka lënë prapa edhe emra të tjerë të njohur si Jehona Lushaku-Sadriu dhe Besian Mustafa.

Në pak javë, Ymeri e ktheu debatin për energjinë në pikë referimi të daljes së saj publike. Në një intervistë të ditëve të fundit me Berat Buzhalën, ngriti shqetësime për heshtjen e pushtetit dhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet dhe akterët përkatës për importin e energjisë dhe çmimet stratosferike.

“Ky është peng i mafisë energjetike – nuk fol. Ti nuk ke mundësi teknike me iu ik krejt këtyre lojtarëve, ku je duke e marrë rrymën. NOA nuk gjeneron rrymë. Shqipëria nuk ka rrymë sa na nevojitëm, ke me marrë prej Greqisë, Serbisë, Republika Srpskas – kah e ke marrë? Ama heshtin, nuk flasin. Nuk po mund që 1 muaj ditë me ma dhanë një raport teknik që më thënë ‘jo, ne nuk e kemi marrë asnje megavat prej këtyre që po thua ti’.”– deklaroi ndër të tjera Ymeri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit