spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Ngritet flamuri amerikan në xhami në Prishtinë për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Në një ceremoni solemne të mbajtur në oborrin e xhamisë “prof. sr. Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit, Prishtinë, u ngrit flamuri amerikan si shenjë mirënjohjeje dhe miqësie mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja u organizua për të përkujtuar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Amerikës në lirinë dhe shtetformimin e Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë qytetarë, përfaqësues të komunitetit lokal, imamë dhe personalitete publike, të cilët përshëndetën aktin si simbol i respektit dhe falënderimit të përjetshëm për miqësinë me SHBA-në.

Imami Labinot Maliqi theksoi se populli i Kosovës kurrë nuk e harron këtë miqësi të thellë dhe e ngriti flamurin me nderim dhe mirënjohje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit