Ngjarje tronditëse në Itali, 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të rrugës nga ish-burri – FOTO

Një 45-vjeçare, shqiptare është masakruar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, po shqiptar. Nëna e dy vajzave, u godit me thikë për vdekje në rrugë në Tolentino në provincën e Maceratës afër Ankonas.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 në Viale Benadduci, në qendër të qytetit, përpara dhjetëra njerëzve që ecnin në rrugë.

Ngjarje tronditëse në Itali, 45-vjeçarja shqiptare masakrohet

Sipas mediave italiane, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeç. Ajo u vra nga ish-bashkëshorti Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.

Ata ishin ndarë para 3 viteve. Kur mbërriti policia, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, autori vuan nga probleme psikiatrike. 

Ngjarje tronditëse në Itali, 45-vjeçarja shqiptare masakrohet

Sipas mediave italiane, gruaja ishte nisur për në punë, pasi punonte si kujdestare natën. Ndërkohë mësohet se fëmijët janë aktualisht në kujdesin e shërbimit social.

Vetë dëshmitarët kanë dhënë detaje nga krimi. “Dëgjova një britmë dhe dola nga bari, gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdoi ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha ‘Bëra atë që duhej të bëja’“, ka thënë një dëshmitar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit