Një vajzë 13-vjeçare është arrestuar pas të shtënave fatale ndaj një djali 16-vjeçar në qytetin e Pomonës, Los Angeles County, njoftoi policia.
Oficerët iu përgjigjën të dielën rreth orës 17:00 një raporti për të shtëna me armë zjarri.
Në vendngjarje ata gjetën një adoleshent me plagë nga arma e zjarrit, i cili u shpall i vdekur pasi mbërriti ambulanca.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur ndërsa departamenti i Policisë së Pomonës bëri me dije se për shkak të natyrës së incidentit, Njësia e Krimeve të Rënda ndërmori një hetim të gjerë.
Gjatë hetimeve, një vajzë 13-vjeçare u identifikua si autore e mundshme e krimit ndërsa u arrestua dhe u dërgua në Qendrën e të Miturve.
Identiteti i viktimës dhe i të dyshuarës nuk është bërë i ditur nga autoritetet.






