Ngjarje e rëndë në Kamëz: Humb jetën një fëmijë 2-vjeçar pasi u godit nga vetura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Sipas informacioneve nga Policia e Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar të miturin.

Pas aksidentit, fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit