spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

Ngjarje e rëndë, ndërron jetë 20-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali pasi ra nga kati i dytë i pallatit ku jetonte në qytetin e Piacenzës. Viktima është identifikuar si Anxhela Byku, e cila ndërroi jetë në spital pas disa ditësh në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes në një pallat në rrugën Beverora. Sipas raportimeve të mediave italiane, e reja dyshohet se ka rënë në oborrin e brendshëm të ndërtesës nga një lartësi rreth 8 metra.

Pas rënies, ajo u transportua menjëherë me urgjencë në spitalin e Piacenzës, ku mjekët ndërhynë për ta stabilizuar. Gjendja e saj ishte shumë e rëndë që në momentin e parë.

Mjekët kishin vlerësuar edhe mundësinë e transferimit të saj në një spital tjetër në Parma për trajtim më të specializuar. Megjithatë, për shkak të gjendjes kritike shëndetësore, transferimi nuk u realizua.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe shpresave të familjarëve e miqve për përmirësim, 20-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas mediave lokale, Anxhela Byku jetonte prej rreth një muaji në atë apartament së bashku me bashkëshortin e saj.

Rrethanat e rënies mbeten ende të paqarta. Hetimet po kryhen nga karabinierët italianë, të cilët po përpiqen të sqarojnë dinamikën e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake në media, pista e një tentative për vrasje është përjashtuar, ndërsa dyshimet kryesore lidhen me mundësinë e një aksidenti tragjik ose një veprimi të dëshpëruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit