Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Pestovë të Vushtrrisë.
Sipas burimeve të lajmi.net, një person është goditur për vdekje.
Indikacionet e para ishin që viktima ishte polic, pasi sipas pamjeve që po qarkullojnë, kufoma shihet i mbuluar me jelek të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, gazeta ka kontaktuar me Avni Zahitin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai në një përgjigje shkurt e konfirmoi që s’ka polic të përfshirë në këtë rast.









