spot_img
spot_img
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Ngjarja tragjike në Lipjan ku humbi jetën i mituri, për rastin “s’ka ndonjë dyshim, gjithçka është filmuar nga kamerat”

Një fëmijë ka vdekur dje pasi ka rënë në lumin e Gadimes në Lipjan derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi. Arsimtarët e shkollës ku vijonte mësimin e gjetën atë me puls, por fatkeqësisht ai s’arriti t’i përballojë lëndimeve që kishte pësuar. Familjarët s’kanë dyshime për rastin meqë e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat që ndodhen aty.

Zejn Zejnullahu, rreth 10 vjeç, ka humbur jetën dje në Gadime të Lipjanit pasi duke u kthyer nga shkolla i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në lumin e fshatit.

Vdekja u konfirmua mbrëmë nga mjekët në QKUK.

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja dr.Dafina Basholli, konfirmuan lajmin e rëndë për vdekjen e të miturit që u gjet në lumin e Gadimes, edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar

“Është sjellë pa shenja jete, për fat të keq edhe përkundër të gjitha masave të RCP nuk kanë rezultuar me sukses, kështu që është konstatuar vdekja”, i ka thënë Syla Gazetës Express.

Për ngjarjen tragjike njoftoi mbrëmë njoftoi edhe policia.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

Arsimtari i Edukatës Fizike në shkollën ku ishte nxënës Zejn Zejnullahu ka thënë para mediave se ata e kanë gjetu të ndjerin me puls dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, mirëpo më pas ai ka vdekur në Emergjencë.

“Në momentin që na ka lajmëru mësuesja e Zejnës në grupin ku jemi të gjithë arsimtarët, ne jemi ardhur te familjarët dhe kemi marrë vesh që Zejna nuk është kthyer prej mësimit. Unë si arsimtar i edukatës fizike e kam postuar në Facebook me i mobilizu bashkëvendasit që të dalin ta kërkojnë Zejnën dhe kemi angazhuar Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim ku është edhe kolegu im. Pas 20 minutave qytetarët në Gadime e kanë gjetur Zejnën”, tha ai.

“E kemi gjetur në Gadime të Ulët, ku unë dhe kolegu im i kemi dhënë ndihmën e parë, jemi mundu, ka pasë puls, i ka dhënë ndihmë edhe infermierja, doktori që ka qenë rastësisht aty. I kemi dhënë ndihmë deri në emergjencë, aty ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

Ndërsa gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, ka shkuar në vendin e ngjarjes, prej ku ka raportuar se familjarët nuk kanë dyshime për rastin pasi të gjithë ngjarjen e kanë parë në kamera.

“Sipas familjarëve dyshohet se i ndjeri ka zgjedhur një rrugë që zakonisht nuk kalonte nëpër të për tu kthyer në shtëpi. Dyshohet se këmba i ka rrëshqitur duke e hedhur poshtë në lumë dhe rrjedha e ka dërguar disa kilometra larg. Pas 20 minutave kërkim, familjarët kanë thënë që e kanë gjetur në rrjedhën e lumit poshtë shkollës ku vijonte mësimin dhe ka qenë me shenja jete. Pastaj është dërguar për ekzaminime në QKUK por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Familjarët kanë thënë se nuk dyshojnë në askënd meqë kamerat e sigurisë kanë vërtetuar që të ndjerit i ka rrëshqitur këmba. Familja është në gjendje të rëndë emocionale, që po presin të atin e të ndjerit, i cili lajmin për vdekjen e të birit e ka marrë vesh përmes rrejteve sociale meqë ai jeton jashtë. Familja po e presin edhe trupin e të ndjerit”, tha gazetarja Zhegrova.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit