Ngjarja tragjike në familjen shqiptare, mediat amerikane publikojnë fotot: Kjo është modelja që ekzekutoi me 5 plumba bashkëshortin dhe veten

Sabrina Krasniqi, një modele 27 vjeçare ka qëlluar për vdekje me armë zjarri burrin e saj, Pajtim Krasniqi dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Florida, Shtetet e Bashkuar atë Amerikës, në ballkonin e apartamentit luksoz të çiftit shqiptar.

27 vjeçarja, raporton New York Post, dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të bashkëshortit të saj 34 vjeçar rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës dhe më pas qëlloi veten në ballkonin e apartamentit luksoz buzë oqeanit në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit.

Ngjarja tragjike në familjen shqiptare, mediat amerikane publikojnë

Policia e Hallandale Beach iu përgjigj ngjarjes menjëherë pasi të shtënat u raportuan dhe gjetën trupat e pajetë të çiftit të shpërndara jashtë njësisë së tyre në katin e 45-të.

Brenda apartamentit ishte një arush pellushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të dhe televizori ende i ndezur. Policia e ka cilësuar vdekjen e tyre si vrasje – vetëvrasje, por nuk tha se çfarë çoi në të shtënat fatale.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, është shprehur Max Braedlin për mediat lokale amerikane, i cili jeton në anën tjetër rrugës. “Dëgjova të shtënat dhe më pas, pas disa minutash makinat e policisë, dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz.”

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur i qëlloi 5 plumba në gjoks”, tha Albana Krasniqi Munrett zemërthyer për vëllain e saj.

Ngjarja tragjike në familjen shqiptare, mediat amerikane publikojnë


“Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ajo që ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”

Sabrina, e cila gjithashtu kishte mbiemrin e vajzërisë Sabrina Dzaferoviç, ishte një modele e paraqitur në një segment të Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News, ku ajo mbante një maskë rreth Times Square në New York City për të parë se sa burra do ta thërrisnin atë.

Çifti ishin të dy me origjinë nga qyteti i Pejës në Kosovë, por jetonin në Shtete e Bashkuara të Amerikës, në një prej zonave më të luksoze, në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit, siç raportojnë dhe mediat vendase.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit