spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Ngjarja e rëndë në Gjakovë – Çka dihet deri më tani?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjakovës mëngjesin e së hënës.

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur si shkak i një incidenti me armë zjarri.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Grashita, në një prononcim ka bërë të ditur se pronari i një lokali pranë “Çarshisë së Vjetër” si pasojë e një mosmarrëveshjeje me klientët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta.

Policia e Prokuroria kanë konfirmuar për Gazetën se i dyshuari është në arrati dhe se i njëjti është identifikuar.

Çka dihet deri më tani?

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri i vrarë në vendngjarje ka mbetur Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar, teksa i dyshuari për rastin është Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit