spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ngërçi parlamentar, Haxhiu: Shpresojmë që Kushtetuesja të dalë sa më parë me vendim, do ta respektojmë

E propozuara  Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses për kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimit të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu tha se partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, po ia zgjasin mandatin qeverisë në detyrë duke pamundësuar konsituimin e Kuvendit, që më pas do të hapte rrugë për formimin e qeverisë.

Ajo tha se shpreson që Kushtetuesja të dalë sa më parë me një vendim

“Me mungesën e vullnetit për të konstituuar Kuvendin, opozita po e zgjat mandatin tonë. Ju e dini që ne në mars e kemi mbyllur mandatin tonë dhe jemi qeveri në detyrë, por është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi që të fillojnë afatet për formimin e Qeverisë. Gjatë kësaj kohe në vend se të kishim një përpjekje edhe nga ana e deputetëve të opozitës, madje edhe kryetarëve të partive opozitare, ne kemi parë që vijnë dhe nuk votojnë fare. Pse vijnë? Nuk ka kuptim të vish në seancë për 29 herë prej kur ka filluar propozimi për votim të fshehtë, dhe nuk kanë marrë fare pjesë në votim. Ne nuk kemi marrëveshje me ta, por këta po e zgjasin mandatin e qeverisë, e në anën tjetër përditë flasin kundër qeverisë, duket se as vetë nuk u besojnë fjalëve të tyre.

Urojmë që vendimi i Kushtetueses të dalë sa më parë. Ne do ta respektojmë, por nuk mundet që vetëm një parti politike me e respektu vendimin e Kushtetueses.

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të 37-të me radhë. Seanca zgjati vetëm 1 minutë e 55 sekonda. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.

Nga deputetët e pranishëm në sallë, vetëm 52 prej tyre votuan për.

Kundër dhe abstenim s’kishte. Seanca e radhës është caktuar pas 28 orëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit