spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

“Ngacmon gratë në dasma”, “Të kam blerë një çefin” – debat i ulët mes Labinot Rexhës dhe Kushtrimit

Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetuan pamje nga një debat i zjarrtë mes dy banorëve — Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit — që ka ngjallur reagime dhe interes të madh te publiku.

Gjithçka nis pasi, gjatë një përballjeje verbale, Kushtrimi i drejtohet Labit me fjalët:“Do të të blej një çefin”.

Kjo fjali mjaftoi që situata të përshkallëzohej, duke bërë që Labi të reagojë me tone të larta dhe akuza të rënda ndaj tij.


Në debat, Labinot Rexha ia ktheu: “Ti je serb, ti je sllav. Ti ke ngacmuar motrën e një dasmori dhe ke paguar 20 mijë euro për ta mbyllur këtë muhabet në Tetovë”.

Akuza të tilla u pritën me habi nga banorët e tjerë, ndërsa produksioni vendosi t’i transmetojë sekuencat e plota gjatë spektaklit, duke e rikthyer debatin si një prej momenteve më të komentuar të javës

Deri më tani, as brenda shtëpisë e as jashtë saj nuk ka pasur ndonjë sqarim shtesë për deklaratat e bëra, ndërsa publiku ka reaguar gjerësisht në rrjete sociale, duke ndarë mendime të ndara rreth mënyrës se si u menaxhua situata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit