spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Ngacmoi Fitore Pacollin përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve, Hazir Hoxha përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar Hazir Hoxhën, i cili dyshohet se ka ngacmuar deputeten Fitore Pacolli përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike.

Rasti është konfirmuar për Gazetën nga Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës.

Ai bëri të ditur se ndaj Hoxhës, me rekomandim të prokurorit të shtetit, është inicuar një hetim për veprën penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin”, tha Pllana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit