spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Nga VV-ja në LDK – kandidati për kryetar i Junikut ndërron krah

Një zhvillim i papritur politik ka ndodhur në komunën e Junikut.

Nënkryetari i Komunës, Besart Tofaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar tashmë Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook.

“Nënkryetari Besart Tofaj ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e përputhjes së vlerave dhe vizionit tonë për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit