spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Nga Putin te Steven Seagal: Serbia parakalon drejt izolimit diplomatik

Në vitin 2014, Beogradi mikpriste Vladimir Putinin në një paradë madhështore ushtarake që simbolizonte lidhjet e forta ruso-serbe dhe një mesazh të qartë ndaj Perëndimit. Por një dekadë më vonë, në vend të liderëve të fuqishëm ndërkombëtarë, parada më e fundit në Serbi u kryesua nga aktori hollivudian Steven Seagal, një figurë më shumë folklorike sesa politike.

Në vend të krerëve të shteteve, lista e mysafirëve përfshinte ministra të mbrojtjes nga vende periferike të politikës globale dhe një gjeneral nga Kina, ndërsa mungesa e zërave të rëndësishëm nga BE, SHBA apo Rusia flet qartë: Serbia nuk po i shërben më si pikë mbështetëse fuqive të mëdha, por po shndërrohet në një arenë të spektaklit politik të brendshëm.

Nga Putin te Steven Seagal: Serbia parakalon drejt izolimit diplomatik

Përballë protestave të mëdha dhe një opozite gjithnjë e më të zëshme, Aleksandar Vuçiç po përdor ushtrinë jo për siguri kombëtare, por për të ushqyer propagandën e regjimit dhe për të mbajtur gjallë idenë e “rrethimit të Serbisë nga armiqtë”.

Ky është një sinjal i qartë edhe për rajonin: një Serbi e izoluar, që i ikën përballjes me demokracinë dhe përpiqet të kompensojë boshllëkun diplomatik me paradë ushtarake, është më e rrezikshme sesa një Serbi e angazhuar ndërkombëtarisht.

Për Shqipërinë, kjo është një këmbanë alarmi. Një Serbi që i largohet Perëndimit dhe përpiqet të ringjallë ndjenjat nacionaliste përmes propagandës dhe militarizimit është faktor destabilizues në Ballkan. Rritja e prezencës ushtarake në kufi me Kosovën, investimet në armatime dhe paralelisht retorika e luftës, tregojnë se Beogradi po zgjedh konfrontimin e brendshëm në vend të integrimit rajonal.

Në mungesë të Putinit, Seagal mund të jetë një showman, por nuk është aleat strategjik. Dhe në mungesë të aleatëve të vërtetë, çdo regjim bie pre e vetë-fantazisë së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit