Nga presidente në “Baçic çajash” në Llap e Vushtrri – a po bie Vjosa Osmani nga froni i shtetit?

Shkruan: Halil Geci

Nga “fillimi i karrierës” te akuzat për tradhti politike – a po e paguan çmimin e rrugës së saj?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrja e detyrës si kryetare e Republikës nuk ka qenë kulmi i karrierës së saj, por vetëm fillimi.

Edhe unë mendoj se kjo është vetëm fillimi për të. Deri më sot, ajo ka vepruar politikisht fillimisht në krah të Lidhja Demokratike e Kosovës, e më pas në krah të Lëvizja Vetëvendosje, prej nga edhe u bë presidente.

Nëse sot formon një parti të sajën dhe arrin të fitojë mbështetjen e votuesve për t’u zgjedhur sërish presidente, atëherë edhe ne, si kritikë dhe kundërshtarë, do t’ia japim dorën.

Në të kundërtën, rruga e saj politike mund të konsiderohet e përfunduar – dhe arsyet, sipas kritikëve, janë këto:

“U ngrit mbi të gjithë, duke i shantazhuar me foton e Rugovës në gji, kinse e donin shumë. Dhe me kundërshtimin ndaj Hashimit, kushdo që iu afrua, përfundoi i tradhtuar.”

E përdori Fatmir Sejdiu, e shfrytëzoi dhe e tradhtoi.

E përdori Isa Mustafa dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, i përqafoi dhe në fund i tradhtoi.

Nga “shpresa” që patën rugovistët për të, kaloi në përçarje.

Sa herë duhet të mashtrohemi me të njëjtën lojë?

Me sa duket, tash po i del llogaria Vjosa Osmani.

Sepse kur njeriu ngjitet me tradhti, bie me turp.

A po e paguan çmimin e kësaj rruge?

E përdori afrimin, përqafimin dhe servilizmin për egon e saj, dhe përfundoi duke i tradhtuar të gjithë me radhë. Nuk besoj se me të njëjtën recetë do t’ia dalë kësaj here.

Kësaj here, në përpjekje për t’u bërë presidente, u përfshi në lojëra të mëdha politike – me emra si Edi Rama, Richard Grenell, Ali Ahmeti, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleksandar Vučić – dhe interesa që shkojnë përtej Kosovës.

Dhe sot, pyetja mbetet e thjeshtë:

A po e sheh më në fund qytetari të vërtetën për Vjosa Osmani?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit